
Dacia Jogger Extreme
Automjet familjar shumë-funksional me pamje edhe më të fuqishme

Mënyrë e re e të menduarit
ExtremeKush nuk ka ngecur ndonjëherë në baltë apo në borë pa automjet 4x4? Sandero Stepway Extreme me teknologjinë Extended Grip, për kapje më të mirë në terrene të vështira. Kur Extended Grip është aktiv, ai shpërndan përshpejtimin nga një rrotë tek tjetra. Në këtë mënyrë, qoftë borë, rërë apo baltë, gomat tuaja kanë kapje më të mirë me tokën.
Pamje edhe më të fuqishme
Me ngjyra të veçanta të natyrës dhe linja të frymëzuara nga topografia, Jogger Extreme mishëron natyrën, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Materiale edhe më qëndrueshme

Shtroja gome

Mbulesa të ulëseve të bëra nga materiali 100% TEP
Aksesorë ekskluzivë InNature
Zbuloni aksesorët InNature* të shpikur dhe të zhvilluar nga Dacia vetëm për ju!
InNature
DITËT DHE NETËT EKSTREME
Sleep Pack është aksesorI i parë i lansuar në gamën InNature. Ofrohet për modelin Jogger me cilëndo pako pajisjesh, ai mundëson shndërrimin e hapësirës së pasagjerëve në një dhomë gjumi për disa minuta. Ky aksesor me mundësi të largimit, përputhet me të gjitha versionet e modelit Jogger që nga fillimi i shitjes. Për instalim, duhet së pari të hiqen ulëset e radhës së tretë në versionin me 7 ulëse. Kur bagazhi është i mbuluar me kapakun roll-top, pako fshihet nga pamja dhe Jogger duket si një version i zakonshëm me pesë ulëse. Dizajni gjenial i kutisë prej druri mundëson qasje deri në 220 litra hapësirë bagazhi, pavarësisht nëse krevati është i palosur apo i shtrirë. Element karakteristik është pjesa e pasme e palosshme e ndriçuar e bagazhit, e cila mund të shfrytëzohet si tavolinë kur hapet. Krevati i palosshëm i mbushur ka gjatësi 190 cm dhe gjerësi deri në 130 cm (mes dyerve të pasme). Lartësia e tavanit mbi krevat është e rehatshme, duke qenë së paku 60 cm.

Aksesorët e mëposhtëm janë në dispozicion për të kompletuar pakon Sleep InNature:
- • perde errësuese për të gjitha dritaret që ofrojnë errësirë dhe intimitet në dhomën e gjumit me rrota,
- • tendë e veçantë që mund të montohet në mënyrë gjeniale në Jogger me derën e pasme të hapur për të siguruar më shumë hapësirë jetese.
Paleta InNature e aksesorëve do të jetë së shpejti në dispozicion për të gjitha versionet e Jogger-it!








