Dacia Kosova

Informacion i përgjithshëm rreth privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale

Kompania AUTO MITA SHPK , e cila përfaqëson markat Renault, Dacia dhe Nissan në tregun tonë, dhe koncesionarët e autorizuar të markave të lartpërmendura, janë të përkushtuar për të ofruar standardet më të larta të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë. Prandaj, ne kemi përgatitur një sërë dokumentesh në të cilat mund të njiheni me të drejtat tuaja, mënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja, cookie-t që përdorim dhe kompanitë që përpunojnë të dhënat tuaja personale. Në kompaninë AUTO MITA SHPK, ne kemi emëruar një person të autorizuar për mbrojtjen e të dhënave. Në rast të ndonjë pyetjeje ose nëse keni probleme në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja, dërgoni një mesazh në info@automita.com .