Dacia Kosova
sandero banner

sandero

Automjet i shkathët dhe e fortë i qytetit

Sandero paraqet një dizajn tërësisht të rifreskuar me një siluetë moderne dhe pjesë të përparme të rinovuar, e theksuar nga një ndriçim dallues LED në formë të shkronjës Y. Ai i përshtatet përditshmërisë suaj me brendësinë më të gjerë në kategorinë e tij, me bagazh të bollshëm dhe hapësira magazinimi, duke e bërë udhëtimin edhe më të këndshëm.

Pamje e fortë dhe mahnitëse: nga para...

Drita të shkurtra LED, kapak motori dhe mbrojtës i përparmë i ridizajnuar, rifreskim i grilave to ftohësit etj. Pjesa e përparme e Sandero-s dallohet me linjat e saj të rrjedhshme dhe të qarta.

...anash...

Me doreza të ridizajnuara të dyerve , pasqyra anësore, antenë radioje në pjesën e pasme të kulmit dhe mbrojtësit e integruar të plotë të harkut të rrotave, Sandero rrezaton stilin e vet modern nga pjesa e përparme deri te pjesa e pasme.

...dhe nga mbrapa

Pamja moderne dhe e fortë theksohet nga dritat e pasme të reja në formë shkronje Y, mbrojtësi i pasmë i rifreskuar dhe dera e bagazhit me buton të integruar për hapje.

Komoditeti para së gjithash!

Ulëset e përparme të rifreskuara ofrojnë edhe më shumë rehati, hapësira e pasagjerëve është më e gjerë me më shumë vend për krah dhe gjunjë, hapësirat për magazinim dhe bagazhi i bollshëm, e shumë të tjera. Udhëtimi është i shkëlqyer me Sandero!

SHIKO ÇDO KËND TË PASTËRTHYESES NË 3D

Personalizojeni Dacia Duster sipas shijes tuaj.

Schiste Siva

Përvojë e këndshme në automjet

Rehati

Panel i ridizajnuar i instrumenteve

Dizajni i ri i panelit të instrumenteve bashkon të gjitha komandat e nevojshme në një vend, në mënyrë që përvoja juaj brenda Sandero-s të jetë më e thjeshtë.

timon me rregullim të lartësisë dhe thellësisë

Opsioni i ri, i pakrahasueshëm, j'u mundëson të përshtatni shpejt dhe lehtë lartësinë dhe thellësinë e timonit, në mënyrë që të keni pozicionin optimal të vozitjes.

Komfort termik optimal

Klima automatike mundëson të komandoni dhe të shijoni rehati optimale gjatë udhëtimit.

Përvojë e këndshme në automjet

Hapësira ​​e brendshme

Hapësirë ​​e rehatshme pasagjerësh

Falë hapësirës edhe më të madhe për krahë në pjesën e përparme dhe hapësirës për këmbë në pjesën e pasme, pasagjerët tuaj në automjetin Sandero do të udhëtojnë në rehati të plotë.

Ndarje të mençura për magazinim

Telefoni, çelësat, syzet, kuleta... Organizoni lehtësisht jetën tuaj të përditshme falë hapësirës së madhe për magazinim, gjithmonë në afërsi të dorës, në konsolën qendrore të Sandero-s.

Bagazh me hapësirë të bollshme

Merrni me vete gjithçka që dëshironi! Hapësira e madhe e bagazhit në Sandero ju siguron udhëtime të qeta dhe pa asnjë shqetësim, edhe kur jeni të ngarkuar plot.

Përvojë e këndshme në automjet

Teknologjia

Timoni elektrik

Timoni elektrik

Bëni manovrimin më të lehtë dhe përjetoni një eksperiencë më të sigurt dhe më të rehatshme të vozitjes falë timonit elektrik.

Dritat ditore LED

Dritat ditore LED

A po bie terri? Dritat e përparme LED me ndezje automatike ju ofrojnë dukshmëri më të mirë si ditën ashtu edhe natën. Filloi shiu? Shijoni komoditetin e aktivizimit automatik të fshirëseve të xhamit të përparmë.

Karta "dart e lira"

Karta "dart e lira"

Me kartën "duart e lira" thjeshtë çkyçni dyert dhe ndizeni automjetin tuaj.

Çdo gjë që j'u duhet, e gjeni këtu.

Sistemet ndihmës gjatë vozitjes dhe siguria

Sistem i avancuar i frenimit automatik në raste emergjente (AEBS) me detektim të këmbësorëve dhe çiklistëve.
Sistemi i mbajtjes në shirit trafiku
Sistemi i paralajmërimit për largim nga shiriti i trafikut
Sistemi për paralajmërim të lodhjes dhe pakujdesisë së shoferit
Sistemi i njohjes së shenjave të trafikut me paralajmërim të shpejtësisë
Ndërprerësi My Safety për kontroll të lehtë të sistemeve të ndihmës gjatë vozitjes
Paralajmërimi i këndit të vdekur
Ndihma për nisje në përpjeta

PËRMASAT

automjet qyteti me përmasa të përsosura

Dacia Sandero më hollësisht

Fotografitë në faqen zyrtare www.dacia.hr janë simbolike dhe shërbejnë vetëm për qëllime informative. Të gjitha të dhënat dhe informacionet e paraqitura në faqe dhe në dokumente janë të përkohshme dhe mund të ndryshojnë. E mbajmë të drejtën për gabime në tekst. Si pasojë e mungesës globale të gjysmëpërçuesve, disa elemente të pajisjeve të paraqitura në faqe dhe në broshurë aktualisht nuk janë të disponueshme. Në kushtet aktuale është e vështirë të parashikohet furnizimi i elementeve specifike të pajisjeve, të cilat për shkak të kësaj mungese globale mund të mos jetë e mundur të sigurohen. Për informacionet më të reja, ju lutemi të kontaktoni dilerin më të afërt të autorizuar.

Zbuloni modele të tjera të Dacia-s