Një siluetë mbresëlënëse, linja horizontale të rrjedhshme, drita të reja dalluese LED në formë të shkronjës Y dhe distancë të lartë nga toka. Sandero Stepway paraqet një dizajn plotësisht të rifreskuar duke konfirmuar stilin e tij të crossover-it. Uluni në një brendësi të gjithanshme dhe të gjerë për të përjetuar aventurat tuaja me rehati të plotë.
Sandero Stepway përforcon personalitetin e tij si crossover me një pjesë të përparme mbresëlënëse, të theksuar nga një grilë e përparme unike dhe një ndriçim dallues në formë të shkronjës Y.
Lartësia e rritur nga toka, shina modulare të çatisë, mbrojtëset anësore, harqet e rrotave të integruara plotësisht, disqe alumini 16" me efekt diamanti. Sandero Stepway kombinon stil dhe qëndrueshmëri.
Dritat e pasme në formë të shkronjës Y, mbrojtës para i ri-dizajnuar, dera e pasme me hapje me buton të integruar, mbrojtje e freskuar në pjesën e poshtme të trupit, etj. Sandero Stepway nuk e fsheh pamjen e saj të crossover-it.
Tabelë instrumentesh panoramike, konzolë qendrore me mbështetëse krahu dhe hapësirë magazinimi, ekran 8" për marrje të informacionit pa e larguar shikimin nga rruga. Udhëtoni me rehati optimale!
Doreza të ridizajnuara të dyerve, mbulesa të personalizuara Stepway, interier energjik me detaje diskrete portokalli, shenja ekskluzive ‘Stepway’. Me këtë, Sandero Stepway shfaq stilin e tij.
Personalizojeni Dacia Duster sipas shijes tuaj.
Schiste Siva
KOMFORTI
Mos kërkoni më nëpër xhepa për të gjetur çelësat e automjetit tuaj! Mbyllni dhe hapni automjetin apo ndizni motorin: gjithçka është më e lehtë me kartën "duart e lira".
Mbështetja qendrore e krahut në Sandero Stepway përmban disa ndarje të zgjuara për magazinim për t'ju ndihmuar të qëndroni të organizuar çdo ditë.
Dje donit të merrnit biçikletën me vete. Sot duhet të vendosni kutitë e çatisë. A po j’u tingëllon e njohur? Raftet modulare të çatisë gjeniale, që kursejnë hapësirë, mund të shndërrohen në shufra tërthore në mënyrë që të mund të vendosni drejtpërdrejt artikujt tuaj, pa pasur nevojë të blini një set të ri. Shumë i zgjuar!
A merrni shumë sende kur udhëtoni? Thjesht palosni ulësen e pasme dhe shijoni hapësirë shtesë ngarkese.
Falë distancës së lartë nga toka, ju mundeni me lehtësi të ja mësyni çfarëdo tereni me Sandero Stepway.
Dritat e përparme ditore LED të Sandero-s ndizen automatikisht dhe ofrojnë dukshmëri optimale si ditën ashtu edhe natën, pavarësisht kushteve. Përveç kësaj, aktivizimi automatik i fshirëseve të xhamit të përparmë e bën vozitjen edhe më të lehtë.
Me frenat e dorës elektrike, manovrimi është edhe më i rehatshëm dhe pa stres.
Mbani shikimin në rrugë dhe gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme në ekranin e madh me prekje 8" falë pasqyrimit pa tela të telefonit të mençur. Telefon, radio, navigim GPS, multimedia etj. Lidheni me lehtësi telefonin tuaj të mençur përmes lidhjes Bluetooth®, ose përmes porteve audio dhe USB. Cilësia e zërit nga 6 altoparlantë të integruar do t’ju mahnisë me siguri.
Qasuni me lehtësi aplikacioneve tuaja të preferuara përmes ekranit të madh me prekje 8" falë pasqyrimit të telefonit të mençur. Udhëtimeve tuaja le t'i prijë muzika e përsosur me 4 altoparlantë të integruar.
Sistemi i ri Media Control i radios, lidhja Bluetooth® për telefon dhe ekran i integruar 3,5" për shoferin ju mundëson të komandoni sistemin e zërimit përmes timonit. Për një përvojë më të thjeshtë, aplikacioni Dacia Media Control lehtëson qasjen në sistemin tuaj të preferuar të navigimit përmes telefonit të mençur dhe shfaqjen e ndërfaqes në ekran. Dy altoparlantë janë të integruar në dyert e përparme.
Fotografitë në faqen zyrtare www.dacia.hr janë simbolike dhe shërbejnë vetëm për qëllime informative. Të gjitha të dhënat dhe informacionet e paraqitura në faqe dhe në dokumente janë të përkohshme dhe mund të ndryshojnë. E mbajmë të drejtën për gabime në tekst. Si pasojë e mungesës globale të gjysmëpërçuesve, disa elemente të pajisjeve të paraqitura në faqe dhe në broshurë aktualisht nuk janë të disponueshme. Në kushtet aktuale është e vështirë të parashikohet furnizimi i elementeve specifike të pajisjeve, të cilat për shkak të kësaj mungese globale mund të mos jetë e mundur të sigurohen. Për informacionet më të reja, ju lutemi të kontaktoni dilerin më të afërt të autorizuar.