
GJITHÇKA QË OFRON JOGGER, TANI NË VERSIONIN HIBRID!
Shijoni të gjitha përparësitë e teknologjisë hibride, që j’u mundëson të vozitni deri në 80% të udhëtimeve urbane në mënyrë plotësisht elektrike, duke ulur konsumin e derivateve deri në 40%. Teknologjia hibride Dacia është kombinim i një motori me benzinë dhe dy motorëve elektrikë, të koordinuar në mënyrë të përsosur për të rritur distancën përshkuese dhe efikasitetin maksimal të mundshëm.
konsum i reduktuar i derivateve
në cikli urban krahasuar me një motor ekuivalent me djegie të brendshme, varësisht nga kushtet e vozitjes
emetime më të ulëta të CO2
krahasuar me një motor me djegie të brendshme

Gjatë nisjes së automjetit, ju do të përjetoni qetësi të plotë – Jogger HYBRID 140 do të niset me 100% vozitje elektrike, dhe do të vazhdoj ashtu gjatë kilometrave të para për t’ju ofruar përshpejtim më dinamik. Automjeti do të kalojë automatikisht në motorin me benzinë pas disa kilometrash ose më herët, nëse është e nevojshme. Do t'i gëzoni përfitimet e optimizimit automatik të burimeve të energjisë.

Mënyra e vozitjes “Eco Mode” më ekonomike dhe më miqësore ndaj mjedisit! “Eco Mode” i jep përparësi vozitjes elektrike dhe ju mundëson të zvogëloni gjurmën e karbonit dhe konsumin e derivateve.

Zbuloni versionin e vetëm të Jogger-it që do të jetë i pajisur me ndërrues automatik. Do të ndërroni shpejtësitë butësisht dhe në momentin e duhur, varësisht stilit tuaj të vozitjes. Do të përjetoni ekuilibrin optimal midis vozitjes elektrike dhe vozitjes me motor me djegie të brendshme.

Teknologjia hibride do të mundësojë rikuperimin e një pjese të madhe të energjisë kinetike, e cila përndryshe humbet tek një automjet me motor me djegie të brendshme gjatë frenimit. Do të mund të zgjidhni mes dy mënyrave të vozitjes:

Falë dizajnit të motorit, i cili do të jetë kombinim i dy motorëve elektrikë, motorit me djegie të brendshme dhe baterisë elektrike, Jogger HYBRID 140 do të mund të krenohet me:

Shijoni përparësitë e teknologjisë hibride pa humbur fleksibilitetin dhe komoditetin e automjetit Jogger.

Keni nevojë për më shumë hapësirë? Me Jogger HYBRID 140 do të mund të përdorni mbajtëset modulare gjatësore të çatisë për montim të shpejtë të pajisjeve ose të kutive të çatisë.

Shfrytëzoni mundësitë që ofron sistemi multimedial Media Display ose edhe Media Nav*. **Automjeti do të jetë i disponueshëm në versionin Extreme, ku sistemi multimedial Media Display është i përfshirë, ndërsa Media Nav ofrohet si opsion.