
Sandero Stepway tani ofrohet me motor Dacia me benzinë dhe motor bi-fuel LPG: ECO-G. I integruar gjatë prodhimit të automjetit, motori i sigurt dhe efikas ECO-G ofron një alternativë më të pastër dhe më miqësore për mjedisin. Me këtë zgjidhje, ju mund të ulni kostot e derivateve duke reduktuar njëkohësisht emetimet e CO₂. Dhe kjo nuk është e tëra! I lehtë për t’u përdorur, ka dy rezervuarë derivatesh (një për benzinë dhe një për LPG), duke rritur ndjeshëm distancën përshkuese të Sandero Stepway. Motori ECO-G, me turbo dhe 100 KF, kombinon kursimin me kënaqësinë e vozitjes.

I disponueshëm me ndërrues manual, motori 3-cilindërsh me turbo i gjeneratës së fundit me 90 KF, është më miqësor ndaj mjedisit dhe ofron reagim të jashtëzakonshëm dhe lehtësi gjatë vozitjes. Rripi dhëmbor ju lejon të kurseni më shumë dhe të ulni kostot e përditshme të mirëmbajtjes. Sa mençur!