Dacia Kosova

Pajisje shtesë për duster

Gjithçka që ju nevojitet për të personalizuar automjetin Dacia Duster.

SHKONI NË NJË Aventurë

Suplemente ekskluzive InNature të dizajnuara dhe krijuara për ju!

Banner image

PËRFITO 10% ZBRITJE* PËR BLERIMIN E AKSESORËVE

Më shumë informacion rreth automjetit Dacia Duster

Oferta “ 10% zbritje në blerjen e pajisjeve shtesë për Dusterin e ri ” është e vlefshme në rrjetin e autorizuar të servisit Dacia nga data 2 janar 2025 deri më 31 maj 2025 ose deri në fund të furnizimeve. Oferta vlen për persona fizik. Zbritja mund të përdoret vetëm një herë. GA Croatia doo rezervon të drejtën të zgjasë fushatën ose ta përfundojë atë më herët. Imazhet janë simbolike.

Duster-i i juaj i përditshëm

Pajisjet themelore, per juve the familjen.

Antena "shark"

Një prekje elegance dhe dizajni me antenën e çatisë në formë peshkaqeni, që përshtatet në mënyrë perfekte me automjetin tuaj dhe është e përputhshme me transmetimin digjital audio (DAB). Instaloni me lehtësi aksesorët e çatisë për transport, si rafti i çatisë ose kutia e çatisë.

Mbajtës për biçikleta në kanxhë

Do të mund të transportoni lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt të gjitha biçikletat e familjes tuaj – deri në 3 biçikleta dhe me një peshë totale deri në 60 kg – pa pasur nevojë për rregullime shtesë.

Shkallët anësore

Ju ndihmojnë të hyni dhe të dilni nga automjeti dhe qasjen tek ngarkesa në çati. Një aksesor thelbësor dizajni që thekson pamjen 4x4 të automjetit tuaj.

Kutitë e çatisë

Rritni hapësirën e ngarkesës së automjetit tuaj dhe udhëtoni pa kompromise! Praktike, të qëndrueshme dhe me dizajn tërheqës, kutitë e çatisë Dacia ju ofrojnë hapësirë shtesë ngarkese deri në 480 litra.

Shtroja gome të dyshemesë

Këto shtroja gome me dizajn topografik Dacia ofrojnë mbrojtje të plotë për dyshemenë e pjesës së brendshme. Të dizajnuara dhe përshtatura posaçërisht për automjetin tuaj, ato fiksohen me dy kapëse sigurie dhe nuk pengojnë pedalet. Janë të papërshkueshme nga uji dhe të lehta për t’u mirëmbajtur.

Pakot e kanxhave për tërheqje

Tërhiqni ose transportoni me siguri rimorkion, varkën, karavanin, mbajtësen e biçikletave dhe më shumë me pakot e kanxhës Dacia. Mund të zgjidhni një kanxhë fikse në formë “swan neck” ose një kanxhë tërheqëse të lëvizshme, që montohet pa vegla.

Mbrojtja multifunksionale e bagazhit dhe mbulesa e ulëseve

Një qen i ulur në bagazhin e një Dacia Duster mbi një mbrojtës. Mbroni ulëset dhe bagazhin tuaj nga papastërtitë dhe gërvishtjet. Praktike, funksionale dhe e gjithanshme, kjo mbulesë e ulëseve dhe bagazhit është e lehtë për t’u instaluar dhe pastruar – një aksesor i domosdoshëm si për udhëtimet e përditshme ashtu edhe për aventurat tuaja të kohës së lirë.

Zgjerimi Youclip

Aksesor i ri inteligjent në stilin Dacia.

YouClip - Qese magazinimi

Një qese që mund të përdoret e mbyllur ose e hapur si organizues në të gjitha pikat e fiksimit YouClip në automjetin tuaj, përfshirë mbështetësen e kokës.

YouClip - Mbështetësja e kokës

Mbështetësja e rregullueshme krijon një pikë të re YouClip në mbështetësen e kokës, ku mund të vendosni çdo produkt nga gama e YouClip, si mbajtës tableti multimedial ose karikues telefoni, qese magazinimi për gjërat e fëmijëve, varëse çantash, llambë leximi LED në pjesën e pasme apo edhe mbajtës gote.

YouClip - Mbajtëse tableti dhe pajisjeve të tjera

Pasagjerët në ulëset e pasme mund të shijojnë pa pengesa filma, lojëra apo përmbajtjen e tabletit falë këtij mbajtësi YouClip, që vendoset shumë thjesht në pikat e montimit. Është zgjidhja ideale për më shumë argëtim gjatë udhëtimeve të gjata!

YouClip - Karikues pa tel për telefon

Përdorni telefonin tuaj në mënyrë të sigurt gjatë vozitjes. Sistemi YouClip ju lejon të montoni mbajtësin e telefonit në pikën e fiksimit të automjetit vetëm me një hap. Me këtë aksesor, mund ta karikoni telefonin thjesht duke e vendosur mbi bazë.

YouClip - Seti 3 në 1

Mbajtës gote, llambë dhe varëse. Paketa YouClip që mund të përdoret në të gjitha pikat e fiksimit YouClip në automjetin tuaj, përfshirë mbështetësen e kokës. Me këtë set 3-në-1 do të jeni gjithmonë të përgatitur për çdo situatë. Secili nga këto 3 aksesorë ofrohet edhe veçmas.

Fotografitë në faqen zyrtare www.dacia.hr janë simbolike dhe shërbejnë vetëm për qëllime informative. Të gjitha të dhënat dhe informacionet e paraqitura në faqe dhe në dokumente janë të përkohshme dhe mund të ndryshojnë. E mbajmë të drejtën për gabime në tekst. Si pasojë e mungesës globale të gjysmëpërçuesve, disa elemente të pajisjeve të paraqitura në faqe dhe në broshurë aktualisht nuk janë të disponueshme. Në kushtet aktuale është e vështirë të parashikohet furnizimi i elementeve specifike të pajisjeve, të cilat për shkak të kësaj mungese globale mund të mos jetë e mundur të sigurohen. Për informacionet më të reja, ju lutemi të kontaktoni dilerin më të afërt të autorizuar.

Zbuloni modele të tjera të Dacia